Kosova
“Ngjarje e padobishme”, Stano për mbylljen e degëve të “Bankës Postare Kursimore”
BE-ja për aksionin në veri: Përshkallëzues dhe rrezikon dialogun
Bashkimi Evropian ka deklaruar se e ka vëzhguar me një shqetësim operacionin policor të së hënës në zyrat e Bankës së Kursimeve Postare Serbe në veri të Kosovës.
Në reagim thuhet se veprimi i mbylljes së gjashtë filialeve të kësaj banke ishte përkallëzues dhe bie ndesh me frymën e normalizimit të marrëdhënieve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar se ai minon mirëbesimin e Prishtinës në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut.
“Përsëri, veprimet e pakoordinuara të njërës prej palëve vënë në rrezik zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Operacioni i Policisë së Kosovës po ashtu rrezikon negociatat e vazhdueshme për një zgjidhje të përkohshme për personat e prekur negativisht nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacionet me para të gatshme”.
“Në mungesë të vazhdueshme të alternativave të qëndrueshme, kjo do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera të kualifikuara për transfere financiare nga Serbia”, thuhet në reagimin e BE-së.
Blloku evropian thekson se operacioni i së hënës dëshmon sërish se autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara sesa bashkëpunimin me miqtë dhe aleatët e saj.
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe”.
“BE-ja i kërkon Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e negociatave dhe të pajtohen me propozimin e fundit të kompromisit të paraqitur nga Lehtësuesi i BE-së që u lejon përfituesve të kualifikuar të marrin transferta financiare nga Serbia”, thuhet tutje në reagim.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, i pyetur për aksionin e djeshëm të Policis së Kosovës në veri, ku mbylli gjashtë njësi të të ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore”, ka thënë se ishte ngjarje e padobishme, shkruan albinfo.ch.
Stano paralajmëroi se lidhur me këtë që ndodhi dje, Bashkimi Evropian do të lëshojë një komunikatë për media.
“Ishte një ngjarje e padobishme që ndodhi dhe reagimin tonë do ta bëjmë të ditur përmes një komunikate për media që do ta lëshojmë këtë pasdite”, tha Stano.
DASH tha se ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë.
“Ai (veprimi) minon perceptimin se Kosova po vepron me vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjeve mes saj dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha një zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës.
Departamenti i Shtetit përsëriti shqetësimin e Shteteve të Bashkuara lidhur me masat e Bankës Qendrore të Kosovës për kufizimet mbi përdorimin e dinarit serb.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si rruga e duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe t’u përgjigjet adresojë nevojave bazë të të gjithë qytetarëve të saj — përfshirë ato të pakicës serbe – e ndikuar negativisht nga ndryshimet e fundit në rregulloren për monedhën”, përfundon zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Policia e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, pas një aksioni të hënën, mbyllën gjashtë njësi të kësaj banke serbe.
Në një njoftim të lëshuar për media, policia tha se kishte konfiskuar rreth 1.6 milionë euro 74 milionë e 700 mijë dinarë, 19 mijë e 500 franga, 13 mijë e 800 dollarë amerikanë, 40 dollarë australianë si dhe dokumente dhe prova të tjera.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkroi në rrjetet sociale se “sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi”.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Policja e parë e graduar e Kosovës diplomohet në Akademinë Kombëtare të FBI-së -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












