Lajme
Ngrihet flamuri i Kosovës në Melburn dhe Dangedong
Si çdo vit, shoqatat e komunitetit shqiptar në Australi kanë organizuar aktivitete për të kremtuar 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kjo u bë e ditur në një intervistë për seksionin shqip të radios SBS me gazetaren Majlinda Lulo nga kreu i komunitetit shqiptar në Melburn dhe Kryetari i Shoqatës se Shqiptarëve të Dandenong-ut, Riza Jakupi treguan me shumë për aktivitete që do të mbahen këtë ditë.
Jakupi tregoi se komuniteti shqiptar në Melburn po organizon ceremoninë e ngritjes së flamurit pranë sheshit Federation Square. “Ceremonia do të fillojë në orën 7 të mëngjesit e do të vazhdojë 30 minuta.
Do të mbahen fjalimet përshëndetëse të rastit. Do të jenë këtu prezent e ngarkuara me punë pranë ambasadës së Kosovës këtu znj. Zana Mehmetaj, gjithashtu do të jetë i pranishëm ambasadori i ri i Shqipërisë në Australi z. Adrian Mara, do të ekzekutohen himnet dhe në fund do të bëhet ngritja e flamurit. Në orën 7:30 do të përfundojmë ceremoninë dhe atëherë me ambasadorët do të nisemi për në Dangedong”, tregon Jakupi.
Ndresa në Dangedong ku kremtohet për herë të parë pavarësia e Kosovës janë përgatitur edhe aktivitete të tjera.
“Ne në Dangedong e kemi për herë të parë që festojmë Pavarësinë e Kosovës dhe ngritjen e flamurit. Shpresoj që kjo do të vazhdojë edhe më tutje”, thotë Jakupi.
Ai gjithatu rrëfeu se pas përfundimit të ceremonisë në Melburn, ceremonia në Dangedong është përcaktuar të fillojë në orën 8:30 në mëngjes.
“Pastaj kemi angazhuar fëmijët për të kërcyer valle, do të ketë fjalime të ndryshme. Janë të ftuar disa persona nga komuna e Dangedongut, po ashtu edhe nga anëtarët e Parlamentit. Pas ceremonisë, është organizuar edhe një mëngjes në restorantin e shqiptarëve nga Kosova aty pranë për të gjithë pjesëmarrësit. Janë të mirëpritur të gjithë shqiptarët kush ka mundësi”, përfundon Jakupi.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












