Kosova
Ngritën 22 aktakuza për rastet e dhunës në familje në Pejë
Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur 22 aktakuza për një muaj për rastet e dhunës në familje
Në një njoftim prokuroria ka sqaruar se si rezultat i koordinimit të punës se Prokurorisë Themelore të Pejës, Zyrës për mbrojtjen e viktimave dhe Policisë se Kosovës, kemi edhe ngritje të efikasitetit në drejtim të luftimit të kësaj dukurie negative, ashtu që vetëm në muajin shtator 2018, nga kjo prokurori janë ngritur 22 aktakuza për rastet e dhunës në familje.
“18 raste për veprën penale “Lëndim i lehet trupor”, nga neni 188 të KPRK-së, tri për veprën penale “Kanosje” nga neni 185 dhe një aktakuzë për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 401”, thuhet në njoftim.
Gjithmonë sipas prokurorisë, sa i përket viktimave të këtyre rasteve, 21 janë të gjinisë femërore, kurse një i gjinisë mashkullore, ndërsa në cilësinë e të pandehurit që të gjithë janë nga gjinia mashkullore.
Prokuroria me rastin e ngritjes se këtyre aktakuzave nga Gjykata Themelore e Pejës, ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale të cilat u vihen në barrë dhe të njëjtit të dënohen sipas ligjit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune









