Kosova
Ngriten dyshime se kokaina e sekuestruar në Kosovë kishte destinacion tregun gjerman
Dyshimet janë se droga e kapur ka pasur për destinacion Gjermaninë, dhe sot vetëm është testuar linja e Kosovës se sa është e favorshme
400 kg kokainë janë sekuestruar sot në Kosovë. Mësohet se operacioni është kryer në bashkëpunim nga policia shqiptare, kosovare dhe ajo italiane, të cilët janë sinjalizuar nga DEA amerikane.
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për aksionin e sotëm.
Ai ka thënë për RTV Dukagjini se dyshimet janë se droga e kapur ka pasur për destinacion Gjermaninë, dhe sot vetëm është testuar linja e Kosovës se sa është e favorshme.
“Kosova nuk ka treg për sasi kaq të mëdha në kokaine”, ka thënë Hoxha, përcjell Albinfo.ch.
Hoxha ka shtuar se 400 kg të koakinës është dashur të kapet në Shqipëri, por informacioni që ka ardhur nga burimet e antridrogës ameriakne që po transportohet nga një grup i shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë ka bërë që të kapet në Kosovë.
Ndërkaq lidhur me dy biznesmenët e dyshuar, gazetari Hoxha thotë se kompanitë e kanë marrë përsipër transportin, por jo financimin.
Hoxha ka thënë se nuk do të duhej të ndalohej kokaina as në Lipjan, por të mësohet ku është destinacioni.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Pse burgjet zvicerane janë plot? Burgjet janë shumë të zëna në të gjithë Zvicrën. Ato janë gjithashtu të mbushura plot, pjesërisht... -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri











