Sport
Nikçi, për herë të parë nga fillimi, me Hanoverin
Hoffenheim, me fitoren 3:1 kundër Hanoverit ka ndërprerë serinë e humbjeve të veta dhe njëkohësisht ka ndëprerë edhe serinë e fitoreve të Hanoverit (të Adrian Nikçit) që ka zgjatur rreth pesë muaj. Ka qenë fitorja e parë e Hanoverit që nga muaji prill.
Edhe për diçka tjetër kjo ndeshje ishte e veçantë: Lojtari shqiptar Adrian Nikçi, i cili muaj më parë ka kaluar nga Fc Zürich në FC Hannover të Gjermanisë, për herë të parë është angazhuar që nga fillimi i ndeshjes. Ai është zëvendësuar në minutën e 84
Hoffenheim fillimisht, në minutën 26 ka marrë (ose ka dhënë) një autogol të shënuar nga Delpierre por vetëm 60 sekonda më vonë ka barazuar rezultatin me golin e Johnsonit. Dy golat tjerë i kanë shënuar Salihovic dhe Williams.
Edhe skuadra e Granit Xhakës, Borussia Mönchengladbach ka treguar një lojë të dobët këtë fundjavë. Ajo ka luajtur baraz, 1:1 me Bayer Leverkusen. Xhaka, siç raportojnë mediet germane, është shprehur tejet i dëshpëruar me lojën e skuadrës së tij, përfshirë edhe lojën e dobët të vetë atij.
E-Diaspora
-
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara” Filmi do të shfaqet ditën e hënë, më 23 mars 2026, me fillim nga ora 18:00... -
Bernë
Shfaqja e filmit “Bukuria e Gomarit” e regjisores Dea Gjinovci në Bernë -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Zvicër
-
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat Parlamentarët e kantonit të Bernës miratuan një mocion që kërkon të mundësojë klasat dygjuhëshe në të... -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë -
Zvicër: Ky dimër ishte dukshëm më i ngrohtë se mesatarja












