Shkurt.ch
Nikçi shënon në fitoren e FC Zurich
Në minutën 81’, Nikçi arriti të hapë rezultatin e ndeshjes
Në ndeshjen futbollistike të vlefshme për Kampionatin zviceran, në mes të ekipeve të FC Sion dhe FC Zurich, ekipi mysafir ka arritur të shënojë fitore të vlefshme në luftë për titullin e kampionit zviceran, duke iu afruar liderit të tabelës së klasifikimit FC Basel vetëm në dy pikë diferencë.
Po që se ekipi i Xherdan Shaqirit, sot pëson humbje, atëherë lufta për titull të kampionit do të jetë shumë interesante.
Gjithçka filloi nga fundi i pjesës së dytë, kur trajneri vendosi të futë në lojë dy rezervistët, Urs Fischer dhe Adrian Nikçi. Kosovari hyri në lojë në minutën 76’, duke zëvendësuar Schönbächler.
Në minutën 81’, Nikçi arriti të hapë rezultatin e ndeshjes, ndërsa katër minuta më vonë edhe rezervisti tjetër Fischer shënoi, duke e vulosur fitoren e rëndësishme për mysafirët.
Ndryshe, në këtë ndeshje u dallua edhe futbollisti tjetër shqiptar nga Maqedonia, Admir Mehmedi.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025











