E-Diaspora
Nis gjykimi i dy të rinjve: Kanë vrarë shqiptarin për gjakmarrje
Viktima kishte ikur në Gjermani pikërisht për t`i ikur gjakmarrjes dhe atje kishte fituar edhe të drejtën e azilit
11 muaj pas vrasjes së bashkatdhetarit të tyre në qytetin gjerman Vissehövede, dy të rinj shqiptarë kanë dalë sot para trupit gjykues, të Gjykatës së Landit në Verden, (Niedersachsen) të akuzuar për vrasje me motiv të gjakmarrjes. Në janar të këtij viti dyshohet se ata, njëri 23 e tjeri 24 vjeçar, kanë plagosur rëndë në rrugë të hapur, duke shtënë derisa po ngisnin një motoçikletë, në afërsi të një shkolle, shqiptarin 46 vjeçar.
Viktima ka vdekur disa ditë më vonë në spital. Motivi, sipas prokurorisë, duhet të ketë qenë gjakmarrja në mes të dy familjeve që jetonin në Shqipëri. Viktima kishte ikur në Gjermani pikërisht për t`i ikur gjakmarrjes dhe atje kishte fituar edhe të drejtën e azilit.
Ai kishte mbajtur burgun në Shqipëri për shkak të një vrasjeje. Familjarët e viktimës kishin shpallur se do të merrnin hakun për të, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye vrasja e tij në Gjermani konsiderohet si vrasje për gjakmarrje.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?











