Lajme
Nis prodhimi i Bitcoinit me energji vullkanike
El Salvadori ka nisur të prodhojë Bitcoin, duke përdorur energji të përfituar nga një vullkan. Të paktën kështu pretendon presidenti i vendit Nayib Bukele.
Ish-biznesmeni, i cili u zgjodh në krye të shtetit të Amerikës Qendrore në vitin 2019, njoftoi përmes një postimi në Twitter të premten se vendi i tij kishte arritur të prodhonte 0,00599179 Bitcoin, ose rreth 269 dollarë në vlerë monetare, duke përdorur energji gjeotermike, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Vetëm një muaj më parë, më 7 shtator, El Salvadori u bë vendi i parë në botë që miratoi përdorimin e Bitcoin si mënyrë ligjore pagese.
El Salvadori njihet edhe si “toka e vullkanëve” me 20 vullkane potencialisht aktiv të shpërndarë në të gjithë vendin. Sipas Shoqatës Amerikane të Tregtisë Ndërkombëtare, vendi merr më shumë se 20% të energjisë totale nga burimet gjeotermale. Të martën e kaluar, Bukele postoi një video në Twitter ku tregonte një termocentral vullkanik, një kontejner me pajisje për prodhimin e Bitcoin dhe teknikë që instalonin makineri për prodhimin e kriptovalutës.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











