Lajme
Nis punën Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve
Ministri Rexhepi tha se QKMK është pjesë e katalogut të Shengenit dhe e praktikave më të mira evropiane për kontrollimin më të mirë të kufirit
Në Ministrinë kosovare të Punëve të Brendshme u hap të premten Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, e cila ishte edhe një kërkesë e Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave. Kjo zyrë u konsiderua shumë e rëndësishme për kontrollin e kufijve të Kosovës.
Ministri i rendit, Bajram Rexhepi tha se ky është një moment i rëndësishëm në vazhdën e kontrollimit më të mirë të vendkalimeve kufitare me konceptin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, i cili është duke u zbatuar në katër pikëkalimet kufitare me Serbinë.
“…kjo Qendër është në kuadër të katalogut të Shengenit dhe e praktikave më të mira evropiane, prandaj ky projekt është i një rëndësie të veçantë, për arsye se mundëson kontrollimin më të mirë të kufiri dhe parandalon aktivitetet kriminale”, tha ministri Rexhepi
Funksionalizimi i kësaj qendre, sipas tij, është një ndër kriteret e Liberalizimit të vizave.
“Ne sot e përmbushëm këtë kriter dhe në bazë të informatave që kemi është një ndër qendrat më të përgatitura në rajon, për çka dhe jemi krenar dhe që është bërë më investime minimale me një angazhim dhe një gjenerioztiet të tre agjencive”, tha ministri i Rendit.
Ndërsa zëvendësambasadorja amerikane në Kosovë, Kelly Degnan, tha se SHBA-të mbështesin progresin në Kosovë, sidomos sa i përket menaxhimit të kufirit.
“Ne besojmë se kjo qendër do të japë një kontribut tejet të rëndësishëm për sigurinë e brendshme dhe rajonale, do të mundësojë luftë dhe parandalim të trafikimit me qenie njerëzore, trafikim të armëve dhe drogave, po ashtu ndihmon që të luftohen aktivitetet terroriste, por e vështirëson mundësinë e korrupsionit”, tha Degnan.
Kurse koordinatori nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Sasa Rashiq, tha se përafrimi dhe anëtarësimi i Kosovës në BE, është qëllim strategjik i institucioneve të Kosovës.
“Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave është element i rëndësishëm në këtë proces dhe ky koncept i Menaxhimit të Integruar te Kufirit është sistem efikas i kontrolles dhe menaxhimit të kufijve, i cili mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, por gjithashtu është mekanizëm efikas për parandalimin e krimit ndërkufitarë ”, tha Rashiq.
Ndryshe, nëpërmjet kësaj qendre në mënyrë digjitale do të kontrollohen pikat kufitare të Kosovës. Kjo qendër është pjesë e punës që aplikohet nëpër vendet e BE-së, ndërsa ka filluar të aplikohet edhe në disa vende të rajonit.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










