Lifestyle
Nis shitja e biletave për Festivalin e Filmit në Berlin
Fansat e filmit nxituan për të blerë biletat për Festivalin e Filmit në Berlin. Disa, madje, e kaluan natën në sportele, për të qenë të parët në radhë.
Edicioni i 68-të i Berlinales fillon me filmin e animuar të Wes Andersonit, “Isle of Dogs” dhe me yjet e filmit që pritet të parakalojnë në qilimin e kuq. Bryan Cranston, Bill Murray, Greta Gerwig, Tilda Swinton, Jeff Goldblum dhe Liev Schreiber pritet të marrin pjesë në natën e hapjes, përcjell albinfo.ch.
Por, disa vizitorë kanë shprehur keqardhje se festivali i këtij viti në tërësi duket se do të jetë më pak i “mbushur” me yje. Georg Kroemer, i cili kishte kaluar natën në këndin e biletave, i tha Reutersit se programi i këtij viti është më pak tërheqës.
Festivali i filmit në Berlin mbahet nga 15 deri më 25 shkurt. Rreth 400 filma do të shfaqen në seksione të ndryshme. E, juria ndërkombëtare kryesohet nga regjisori gjerman, Tom Tykwer.
E-Diaspora
-
Londër
Violinistja Alda Dizdari mahnit publikun londinez në koncertin në “St. James Piccadilly” Së bashku me London International Concert Orchestra dhe dirigjentin Alexander Walker, ajo solli një program me... -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Diaspora është zot shtëpie -
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET!
Jeta në Zvicër
-
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 Flamur Ademi, talenti shqiptar nga Kreuzlingeni që fiton vendin në St. Gallen U15... -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie













