Shqipëria

Italia transferon të burgosurit shqiptarë në Shqipëri

Vendimi është bërë i ditur nga kryeministri i Italisë, Guiseppe Conte

Shtetasit shqiptarë që vuajnë dënime në burgjet italiane do të transferohen në Shqipëri. Vendimi është bërë i ditur nga kryeministri i Italisë, Guiseppe Conte, gjatë konferencës së përbashkët në Romë me homologun Edi Rama.

Conte theksoi se është arritur një marrëveshje midis dy shteteve për këtë çështje dhe transferimi i të burgosurve shqiptarë ka nisur tashmë, raporton TCH.

Kryeministri italian theksoi se në vijim do të ketë edhe transferime të tjera të të burgosurve nga Italia për në Shqipëri, përcjell Albinfo.ch.