Maqedonia
Nis zyrtarizimi i koalicioneve në Maqedoni: BDI e PDSH zyrtarizojnë bashkëpunimin
Në prag të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ka nisur zyrtarizimi i koalicioneve. Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit ka nënshkruar koalicion me dy parti, me PDSH-në e Mendu Thaçit dhe PDE-në e Arjanit Hoxhës. Ahmeti ka paralajmëruar se do të bëjë koalicion edhe me Aleancën për Shqiptarët që udhëhiqet nga Ziadin Sela.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zyrtarizoi në Tetovë koalicionin parazgjedhor me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit dhe me Partinë Demokratike Evropiane të Arjanit Hoxhës.
“Ne që jemi këtu jemi të pandalshëm dhe vazhdojmë jo vetëm me parti që kanë mbetur, por rreth këtij fronti të bashkohen edhe komunitetet e tjera, si turqit e romët, dhe asnjëherë ne nuk kemi kërkuar lëmoshë apo shpërblim”, tha Ahmeti.
Ahmeti paralajmëroi se do të nënshkruajë marrëveshje edhe me Ziadin Selën.
Ndërkohë, koalicioni i partive shqiptare në opozitë me emrin VLEN ka filluar hapjen e shtabeve zgjedhore nëpër qytetet kryesore të vendit.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














