Lajme
Nisë gjykimi i kosovarëve që vodhën stoli në Spanjë
Aktakuza i ngarkon gjashtë kosovarët për vjedhjen e stolive në vlerë prej rreth 1,3 milion euro në një dhomë të një hoteli në Barcelonë të Spanjës.
Një gjykatën e Qarkut në Prishtinë është konfirmuar të martën aktakuza kundër gjashtë të dyshuarve, në lidhje me një vjedhje që ka ndodhur në Barcelonë të Spanjës në korrik të vitit 2009. Aktakuza është ngritur nga një prokuror i EULEX-it ndërsa përfshinë dyshimin për vjedhjen e stolive në vlerë 1.3 milion euro.
Njëri nga të akuzuarit, siç njofton misioni i BE-së për sundim të Ligjit (EULEX), është oficer i lartë i njësisë speciale të policisë (ROSU). Aktakuza është konfirmuar kundër Haki Januzit, Shemsedin Benarbës dhe Artan Xhaferi-Jelliqit. Ky i fundit po ashtu akuzohet për kontroll, posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve.
“Gjykatësi e konfirmoi aktakuzën edhe kundër Afrim Ymerit, Abedin Bekës dhe Saim Januzit, të cilët akuzohen për veprën penale të ofrimit të ndihmës kryerësve të veprës pas kryerjes së kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e EULEX-it. Gjykatësi, siç thuhet më tej, ka vlerësuar se provat e mbështesin dyshimin e bazuar se të dyshuarit e kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.
Aktakuza kundër Sami Makollit, ndërkaq sipas EULEX-it, është ndarë për shkak se i dyshuari nuk ishte i pranishëm në gjykatë gjatë seancës për konfirmim.
“Gjykatësi nuk mbajti seancë për konfirmim të aktakuzës për Erhan Berniqanin, Dusan Kadijevicin, Nebojsa Bojvicin dhe Afrim Ymerin të akuzuar për veprën penale të pranimit të mallrave të vjedhura, pasi që këto akuza janë duke u shqyrtuar në procedurë të shkurtë”, konfirmohet në njoftimin e gjykatës.
Ndryshe, të arrestuarit akuzohen në lidhje me vjedhjen e stolive në vlerë prej rreth 1,3 milion euro në një dhomë të një hoteli në Barcelonë të Spanjës. Rasti, ndërkaq është duke u ndjekur penalisht nga një ekip i përzier prokurorësh i udhëhequr nga një prokuror i qarkut tëi EULEX-it.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla Shkollat në të gjithë vendin janë në krizë – prindërit në komunën Hinwil të Cyrihut po... -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë












