Lajme
Nisë zbatimi i SOFA-as
Marrëveshja e SOFA-s fuqizon aleancën ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës konfirmojnë se nga dita e mërkurë, 27 qershor, zyrtarisht ka hyrë në fuqi Marrëveshja bilaterale mbi statusin e forcave (SOFA).
“Marrëveshja mundëson thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe partneritetit dypalësh për promovimin e sigurisë së popullit të Kosovës dhe për të kontribuar për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, thuhet në një njoftim lëshuar nga ambasada amerikane në Prishtinë.
Kjo marrëveshje dypalëshe, është nënshkruar më 18 shkurt 2012 nga presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori Chrisopher Dell, dhe si e tillë përkufizon statusin ligjor të personelit ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe shtetasve të SHBA-ve që punojnë në Kosovë në programet në mbështetje të sigurisë së përbashkët.
“Marrëveshja do të lehtësojë një varg të veprimtarive të përbashkëta, siç është përfshirjen e Gardës Kombëtare të Iowa-s në Programin e partneritetit shtetëror me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), që do të vazhdojnë zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë afatgjatë dhe të qëndrueshëm për siguri”, thuhet në njoftim.
SOFA, ndërkaq demonstron fuqinë e aleancës ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës











