Lajme
Nisen hetime ndaj Marine Le Pen, dyshohet për financime të paligjshme
Pas zhgënjimit që mori në zgjedhjet parlamentare, Marine Le Pen merr një tjetër goditje. Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim për të hedhur dritë mbi pretendimet për financime të paligjshme të kandidates së Frontit Nacional për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.
Lajmi raportohet nga media franceze BFM, sipas të cilit, vendimi i prokurorisë vjen pas një hetimi paraprak nga vetë autoritetet zgjedhore.
Prokuroria ka dyshime serioze se Marine Le Pen mund të ketë kryer mashtrim, përvetësim dhe falsifikim, duke pranuar një hua nga një person juridik gjatë fushatës elektorale. Ish-kandidatja e ekstremit të djathtë, e mposhtur nga Emmanuel Macron në balotazh, ka investuar rreth 11.5 milionë euro në fushatë në vitin 2022.
Zëra për parregullsi në financimin e kandidaturës së Le Pen ka pasur edhe në zgjedhjet e 2017-ës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












