Lajme
Nisi “PriFilmFest-i”
Edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të filmit në Prishtinë, “PriFilmFest”, është hapur të shtunën mbrëma në dy lokacione.
Njëri në kinemanë e vetme në kryeqytet dhe tjetri në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Gjithçka ka nisur në Kinemanë ABC para së cilës qëndronte qilimi i kuq.
Në ekranin e madh është dhënë për herë të parë në Kosovë filmi “Falja e gjakut” me regji të Joshua Martsonit.
Ekskluzivisht për hapjen e festivalit, Martson ka folur në të dy ceremonitë.
Për të ardhja në Kosovë për së dyti herë ka një lezet tjetër.
“Isha këtu më parë për audicionet e filmit. Nuk kisha shumë kohë për të folur me njerëz. Por besoj se kjo më ka bërë mirë, sepse gjatë këtyre audicioneve kam takuar dhe njohur aktorë të mrekullueshëm dhe jashtëzakonisht të talentuar”, ka thënë Marston.
Filmi i tij “Falja e gjakut” që edhe ka hapur “PriFilmFestin”, gjatë këtij viti është shfaqur në shumë festivale të njohura të filmit si ai Sidneyt dhe i Berlinit.
Në këtë të fundit filmi ka fituar çmimin “Ariun e argjendtë” për skenarin më të mirë. Ndërsa dy ditë më parë filmi është zgjedhur që të jetë përfaqësuesi i kinematografisë shqiptare për çmimin “Oscar”.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












