Lajme
Nisin testimet e para në Aeroportin Heathrow të Londrës
Pasagjerët që do të udhëtojnë nga Aeroporti Heathrow i Londrës drejt Hong-Kongut dhe Italisë të martën, do të jenë të parët që kanë mundësinë e kryrjes së testit të shpejtë për koronavirus para nisjes.
Ky test është thënë se do të kushtojë 80 funta, derisa rezultati i tij bëhet i ditur brenda 20 minutave.
Qëllimi i kryerjes së këtij testi është që t’iu ndihmojë njerëzve të udhëtojnë në vendet ku kërkohet rezultat negativ i testit për këtë virus.
Një numër në rritje i shteteve kanë klasifikuar Mbretërinë e Bashkuar si vend me “rrezik”, që nënkupton se udhëtarët nga ky vend përballen me më shumë kufizime.
Autoritetet në Hong-Kong tani u kërkojnë njerëzve që udhëtojnë nga Londra të prezantojnë testin për koronavirus, të kryer brenda 72 orëve, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Testi i shpejtë me pështymë, që tani është i qasshëm në dy terminale në Heathrow të Londrës, njihet si testi Lamp.
Ky test është më i shpejtë sesa ai PCR, meqë mostrat nuk duhet të dërgohen nëpër laboratorë.
Collinson, kompania që qëndron mbrapa iniciativës për kryrje të këtij testi në Londër ka thënë për BBC-në se pasagjerët duhet të arrijnë në aeroport një orë më herët për ta kryer këtë test.
Zyrtarët e kësaj kompanie kanë thënë se kryerja e testimeve do të krijojë siguri për udhëtarët, të cilët gjatë udhëtimit më pas do të jenë të sigurt nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.
“Kjo gjë fillon të bëjë udhëtimin më të lehtë sërish”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih













