Kosova
Nisma-AKR mund të mos e kalojnë pragun
Deri më tani sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 25,81%, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, e treta Partia Demokratike e Kosovës me 21,19% dhe e katërta kolaicioni AAK-PSD me 11.61%.
Ndërsa, koalicioni NISMA-AKR-PD rrezikojnë të mos e kalojnë pragun zgjedhor.
Koalicioni në mes Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollit ka rënë nën 5%, duke rrezikuar kështu hyrjen në Kuvend.
Në nenin 111 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës specifikohet qartë se ndarja e vendeve në Kuvend bëhet në bazë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme që i ka fituar secili subjekt politik.
“Neni 111, pika 111.2 a) në mesin e subjekteve politike që përfaqësojnë komunitetin serb dhe komunitetet e tjera joshumicë dhe në mesin e subjekteve politike, të cilat nuk përfaqësojnë komunitetin serb dhe komunitetin joshumicë, të cilat kanë fituar së paku pesë për qind (5%) nga numri i përgjithshëm i votave të vlefshme në zgjedhjet për Kuvend”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes -
Zvicër: Kafshimi i qenit i kushton pronarit mijëra franga -
60 Biçikleta të vjedhura, akuzohen disa shtetas të Maqedonisë dhe të Kosovës -
Danone tërheq nga tregu disa seri qumështi për foshnje edhe në Zvicër











