Kosova
NISMA kërkon shpëtimin nga Diaspora
Nisma Socialdemokrate në një konferencë për media ka shprehur besimin se do të jetë pjesë e ardhshme e Kuvendit të Kosovës me gjashtë deri në shtatë deputetë, pasi llogaritë të marrë edhe vota nga diaspora.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Bilall Sherifi, tha se pret që nga numërimi i votave nga diaspora të marrin deri në katër mijë vota.
“Sipas përllogaritjeve tona të shtabit qendror në bashkëpunim me shtabet e degëve tona, rezulton se në fund të procesit të numërimit të votave të kutive të rregullta dhe me kusht, NISMA ka të konfirmuara nga degët e veta rreth 40 mijë vota dhe pasi të përfundojë procesi i numërimit të votave me kusht dhe këtyre të rregullta, fillon procesi i numërimit të votave nga diaspora, ku sipas kandidatëve tanë, presim të marrim 3500 deri 4000 vota. Nisma vetëm me votat e saj, pa AKR-në, sepse edhe AKR-ja sipas informatave që kanë, edhe ata kanë vota në diasporë, koalicioni do të sillet nga 44.000-45.000 vota të vlefshme. Sipas kësaj, koalicioni do të ketë mbi 5,5 për qind, që do të thotë se gjashtë mandate janë të sigurta dhe mund të luftohet edhe për mandatin e shtatë”, tha Sherifi, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Për më tepër, ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme kanë ushtruar disa ankesa për mos përputhje të votave të kutive me ato të kandidatëve nga radhët e kësaj partie.
Sipas tij, ky rezultat është një fitore e jashtëzakonshme e Nismës Socialdemokrate, në një garë siç u shpreh, mes titanësh, ku dalja e votuesve në zgjedhje ishte mjaft masive.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Nisma Socialdemokrate, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit hyri në koalicion me AKR-në dhe PD-në, ka marrë 4.89 për qind të votave.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











