Integrimi
Nisret Bujari kandidon për asamblist në Komunën e Badenit, Austri
Nisreti i cili është me prejardhje nga Suhareka, garon në këto zgjedhje si kandidat nga partia ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) e kancelarit austriak, Sebastian Kurz
Shqiptarët e Austrisë çdo ditë e më shumë po tregojnë sukseset e tyre dhe integrimin e mirë në shoqërinë austriake. Jo vetëm në fushën e artit, kulturës dhe sportit, por edhe në atë politike. Nisret Bujari nga Badeni i Austrisë është njëri prej tyre. Ai është kandidat për asamble në Komunën e Badenit, në zgjedhjet e 26 janarit që do të mbahen në shumicën e komunave në landin e Austrisë së Ulët.
Nisreti (në mes), me kancelarin Kurz dhe kryetarin e Komunës Baden
Në Austri, Nisreti ka ardhur në vitin 1999. Puna e tij në fushën e gastronomisë ka bërë që të ketë kontakte të shumta edhe me politikanë të ndryshëm, por edhe të fitojë respektin e banorëve të kësaj komune. Në vitin 2015, hap një firmë të kopshtarisë, por as kjo nuk e josh që t’i lerë anash aktivitetet politike.
Nisreti, i cili është me prejardhje nga Suhareka, garon në këto zgjedhje si kandidat nga partia ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) e kancelarit austriak, Sebastian Kurz.
Me ish-ministren austriake
„Jam prej vitesh aktivist politik i kësaj partie. Partia e Sebastian Kurz u ka hapur dyert shumë shqiptarëve dhe u ka dhënë mundësinë që të garojnë, qoftë për ulëse komunale por edhe për ato parlamentare. Unë i kam hyrë kësaj gare me shpresën se do të zë një ulëse në komunën e Badenit”, thotë Nisreti për albinfo.ch.
Kjo komunë është e banuar shumë nga shqiptarët dhe Nisreti pret që duke i njohur shumicën edhe personalisht, shqiptarët të dalin në numër sa më të madh për ta votuar atë, në mënyrë që të kenë zërin e tyre në këtë komunë.
„Numri im në listë është 37. Shqiptarët që jetojnë në këtë komunë duhet të dalin për të më votuar, sepse unë do të përfaqësoj synimet e tyre për një jetë më të mirë dhe më të lehtë në sistemin shoqërorë në Austri“, thotë ai, njofton albinfo.ch.
Motoja e Nisretit në këto zgjedhje është: „Dëshiroj të punoj për integrimin dhe komunikimin paqësor të kulturave të ndryshme në Baden“.
A.Gj.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla














