Lajme
Nivel i ulët i ujit në liqenet zvicerane, ja cilat janë arsyet

Zvicra po përballet me nivele jashtëzakonisht të ulëta të ujit në liqenet dhe lumenjtë e saj, për shkak të thatësirës së vazhdueshme dhe mungesës së ujit të shkrirë nga Alpet. Të dhënat nga stacione të ndryshme matëse të Zyrës Federale për Mjedisin tregojnë për një situatë që nuk është parë prej dekadash.
Liqenet më të mëdha të Zvicrës, përfshirë liqenin e Konstancës, liqenin e Cyrihut, të Lucernit dhe të Gjenevës, po regjistrojnë nivele të pazakonta të ulëta të ujit. I njëjti fenomen po vërehet edhe në shumë lumenj në të gjithë vendin. Përjashtim bën zona alpine, ku nivelet e ujit janë ende në kufij normalë, përcjell albinfo.ch.
Në veçanti, pjesa perëndimore e liqenit të Konstancës ka shënuar rënie të ndjeshme. Sipas matjeve të stacionit në Berlingen, niveli i ujit të dielën në mëngjes ishte vetëm 394.53 metra mbi nivelin e detit – një shifër që nuk është regjistruar që nga viti 1972.
Sipas autoriteteve, kjo gjendje është pasojë e reshjeve të pakta dhe e sasisë së vogël të borës në Alpet, veçanërisht në rajonin që furnizon me ujë lumin Rhine, i cili derdhet në liqenin e Konstancës. Kjo do të thotë se, me pak borë për të shkrirë, edhe prurjet në liqene janë më të ulëta se zakonisht.
Perspektiva për përmirësim nuk është optimiste. “Me presionin e lartë të qëndrueshëm që po mbizotëron, nuk priten reshje në dhjetë ditët e ardhshme dhe as sasia e ujit të shkrirë nuk pritet të rritet ndjeshëm,” thotë Philemon Diggelmann, kreu i Departamentit të Inxhinierisë Hidraulike në Zyrën Mjedisore të kantonit të Thurgaut. Parashikimet janë që deri më 11 prill niveli i ujit mund të bie deri në 394.30 metra.
Megjithatë, autoritetet federale ende nuk po e konsiderojnë situatën alarmante. “Situata aktualisht nuk është kritike. Por nëse thatësira vazhdon, do të jetë e nevojshme të vëzhgojmë nga afër zhvillimet,” tha për SRF të mërkurën Philippe Gyarmati, hidrolog në Zyrën Federale për Mjedisin. Ai shtoi se në rast se nuk bie shi në prill dhe maj, rritja e nivelit të ujit do të ndodhë shumë ngadalë, gjë që do të ndikojë edhe në sektorin bujqësor, shkruan 20minuten.
Situata kërkon vëmendje dhe monitorim të vazhdueshëm, pasi ndikimet e saj mund të ndjehen jo vetëm në ekosistem, por edhe në jetën ekonomike të vendit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës Korriku 2025, muaji më i ngarkuar ndonjëherë për Aeroportin e Prishtinës me mbi 458 mijë udhëtarë ...
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare nga Zvicra që ngjit Majën Mont Blanc
Jeta në Zvicër
-
Zjarr i madh në Winterthur, ndërpritet trafiku hekurudhor Një zjarr i madh shpërtheu të mërkurën pasdite në lagjen Grüze të Winterthurit, duke përfshirë plotësisht...
-
Zvicra drejt energjisë bërthamore: Këshilli Federal mbështet ndërtimin e centraleve të reja
-
Po voziste 231 km/orë: Policia ndalon 18-vjeçarin në A7 drejt Cyrihut
-
Zvicra drejt kartëmonedhave të reja, publikohen 12 dizajnet, hapet konsultimi publik
-
Avion i vogël bie në Liqenin e Gjenevës pranë Vevey, dy persona shpëtojnë pa lëndime