Shqipëria
Një 26 vjeçar shqiptar vritet në rrethana të paqarta në Londër
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Britaninë e Madhe ku një i ri shqiptar ka mbetur i vrarë natën e vitit të ri në Londër. Siç raportojnë mediat atje, i riu 26 vjeçar, Fatjon O. humbi jetën pas një sherri të dhunshëm të ndodhur në rrugë, në South Yorkshire.
Raportohet se viktima me prejardhje ishte nga Kukësi i Shqipërisë dhe jetonte në Londër.
BBC raporton se nga ekzaminimi mjeko-ligjor i riu vdiq nga gjakderdhja si pasojë e plagëve të rënda të shkaktuara nga goditjet. Policia e South Yorkshire saktësoi se ai ishte goditur edhe me thikë.
Për ngjarjen autoritetet britanike arrestuan 2 persona, një djalë 26-vjeçar dhe një vajzë 20-vjeçe, si të dyshuar për vrasjen. Ata u lanë të lirë ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Po ashtu të martën u arrestua edhe një 23-vjeçar nga Rotherham, por ai u la më pas i lirë për mungesë provash.
Aktualisht ende nuk janë zbardhur motivet që dërguan deri në këtë tragjedi por Policia ka njofyuar se po vijojnë hetimet nga grupe të specializuara hetuesish.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











