Lajme
Një atentat vetëvrasës, sipas Sofjes
Izraeli akuzon Iranin
Atentatit antiizraelit në Bullgari që ndodhi të mërkurën, ku u vranë të paktën shtatë persona, gjashtë izraelitë dhe një bullgar, është kryer nga një kamikaz, i cili gjithashtu u vra, njofton ministri bullgar i Punëve të Brendshme. Izraeli thotë se kemi të bëjmë me një “valë globale të terrorizmit” të drejtuar nga Irani.
“Shpërthimi është shkaktuar nga një burrë, i cili vdiq në sulm dhe për të cilin identiteti i saktë ende nuk është përcaktuar. Dokumenti i tij i udhëtimit ishte një patentë shoferi i rremë/fals, i dorëzuar nga Shteti i Michigan-it” në Shtetet e Bashkuara, ka theksuar ministri, ndërsa ishte në aeroportin e Burgasit, në afërsi të Detit të Zi.
Izraeli fajëson Iranin për këtë sulm. Atentati synonte një autobus që transportonte turistë izraelitë të ardhur me një avion, i cili kishte 151 persona në bord.
“Valë globale e terrorizmit”
Izraeli po përballet me një valë globale të terrorizmit të drejtuar nga Irani, bëri të ditur sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak. “Sulmi i Burgasit u udhëhoq nga aktivistët (Lëvizja libaneze shiite) e Hezbollahut dhe është drejtuar nga Irani”, tha Barak në radion izraelite publike.
“Rrjetet botërore të Al Kaidës dhe Xhihadit Islamik gjithashtu veprojnë në gjithë botën”, shtoi zoti Barak, duke përmendur një sërë sulmesh që kishin në shënjestër izraelitët jashtë vendit, veçanërisht në Kenia, Tajlandë, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Qipro.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












