Shqipëria
Një avion zjarrfikës nga Italia në ndihmë të Shqipërisë për shuarjen e zjarreve në jug
Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Italia ka dërguar në Shqipëri një avion zjarrfikës të tipit Canadair, i cili do të marrë pjesë në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë zonat e Borshit, Piqerasit dhe Lukovës.
Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, ky mjet ajror do të ndihmojë në ndërhyrjen në territore të thella dhe të paarritshme nga toka, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të forta.
Përveç avionit të ardhur nga Italia, në operacion janë përfshirë edhe helikopterët e Forcës Ajrore shqiptare, të cilët po operojnë në zonën e Zhulatit (Gjirokastër) dhe në Qafë-Bual (Bulqizë).
Që në orët e para të mëngjesit, helikopterët kanë nisur ndërhyrjen në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, ku zjarret kanë qenë kërcënim për banesat dhe bizneset lokale. Era e fortë ka ndihmuar përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen nga ajri edhe më të domosdoshme, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Mbrojtjes informoi më vonë gjatë ditës se situata në këto zona është vënë nën kontroll, ndërsa monitorimi në terren vijon për të parandaluar riaktivizimin e zjarreve.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar Kjo është ajo që del nga portali Indeed - Përmirësimi i regjistruar në muajin e parë... -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025











