Shkurt.ch
Një copë toke për myslimanët në Lozanë ?
Qyteti është në bisedime me kantonin e Vaud-it si dhe me myslimanët e tij. Ai ka për qëllim dhënien e një copë toke myslimanëve në një nga varrezat e tij.
Qytetet kryesore në Zvicër gëzojnë nga një sipërfaqe toke për varrimin e myslimanëve. Kështu që Berni, Cyrihu, Bazelu, Gjeneva apo Lugano tashmë kanë një pjesë toke të tillë. Edhe Biel/Bienne dhe La Chaux-de-Fonds kanë rezervuar një pjesë toke për këtë çështje. Ndërsa në kantonin e Vaudit asgjë nuk ka qenë e planifikuar deri më tani për këtë qëllim.
Gjërat mund të ndryshojnë së shpejti. Në të vërtetë, Qyteti i Lozanës, pas diskutimeve shumë të avancuara me Unionin e Shoqatave myslimane të Vaud-it është aktualisht në bisedime me kantonin e Vaud-it për rezervimin e pesëdhjetë vendeve në varrezat Bois-de- Vaux.
Riatdhesimi, i pamjaftueshëm
“Ne fakt, ne kemi gjetur një vend për varreza të orientuara drejt Mekës”, thotë Marc Vuilleumier, në krye të Entit për sport, integrim dhe për mbrojtjen e popullsisë. Ai justifikon këtë vendim me rritjen e popullsisë myslimane në kantonin e Vaud-it (gati 25.000 persona). Ai shton: “Riatdhesimi i trupit të pajetë nuk është më një zgjidhje”.
Duhet të merret parasysh se në bazë të vlerësimeve të Shoqatës së myslimaneve në Cyrih (VIOZ), në rast vdekjeje më shumë se 90% riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës.
Aktualisht, Lausanne ofron falas vendin për varrim për të gjithë banorët e saj. Por ky sistem nuk i mundëson të ndjerit të varroset në një vend të orientuar drejt Mekës, siç e kërkon feja e tyre. Për të përmbushur këtë kërkesë, Qyteti dëshiron të rezervojë koncesione të cilat do të jenë me pagesë. Por kjo kërkon një ndryshim të rregullave aktualisht në fuqi. Në fakt, çdo gjë që prek varrezat është ngarkesë për kantonin, ndërsa koncesionet jepen nga komunat.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës












