CH-Ballkani
Një delegacion mësuesish nga Gjermania vizitojnë Kosovën
Kjo vizitë po zhvillohet në kuadër të ekskursionit mësimor njohës në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, ekskursion ky që organizohet nga Ministria e Diasporës, MASHT-i, MAS-i i Shqipërisë dhe subjekte e institucione të tjera
Përfaqësues të Ministrisë së Diasporës kanë pritur një delegacion të mësuesve të mësimit plotësues nga Gjermania, përkatësisht të qyteteve Arnsberg, Sundern e Dortmund, të cilit i printe Kemajl Çallaku, mësues, raporton albinfo.ch.
“Pjesë të këtij delegacioni ishin edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit në qytetin e Dortmundit, Peter Rieger, pedagogë, drejtorë të shkollave gjermane, si dhe prindër të nxënësve. Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes Ministrisë së Diasporës dhe institucioneve të arsimit të Gjermanisë, mbështetja e mësimit plotësues në Gjermani, si dhe ndihma e mësuesve me libra e mjete të tjera mësimore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Diasporës.
Kjo vizitë po zhvillohet në kuadër të ekskursionit mësimor njohës në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, ekskursion ky që organizohet nga Ministria e Diasporës, MASHT-i, MAS-i i Shqipërisë dhe subjekte e institucione të tjera.
Gjatë këtij muaji do të realizohen ekskursione me nxënës dhe mësues të shkollave shqipe në Austri, Greqi, Gjermani, Kroaci (shqiptarë, arbëneshë dhe kroatë nga Zara) Gjermani dhe Suedi.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












