Jeta në Zvicër
Një delegacion parlamentar serb vjen për vizitë në Zvicër
Këmbimi ndërparlamentar organizohet nga DEZA (Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim) në partneritet me UNDP-në (Programi i OKB-së për Zhvillim)
Nga 14 deri më 19 në Zvicër do të qëndrojë një delegacion i Parlamentit të Serbisë, me qëllim njohjen e sistemit politik të Zvicrës, standardet dhe zakonet e këtushme. Ky projekt i vizitës pritet të japë nxitjen e nevojshme për reformën e legjislativit serb që mbështetet nga DEZA.
Programi disaditësh përmban disa pika të fokusimit: transmetimi i një pasqyre mbi sistemin politik të Zvicrës dhe mbi financat publike në nivel federal dhe të kantoneve, pastaj vëzhgimi i sistemit parlamentar përmes vizitës së Parlamentit të Zvicrës dhe debatit me parlamentarët zviceranë, me anëtarët e komisioneve, të kontrollit financiar federal, të komunikimit të parlamentit me mediet etj.
Këmbimi ndërparlamentar organizohet nga DEZA (Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim) në partneritet me UNDP-në (Programi i OKB-së për Zhvillim), bëhet e ditur në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Zvicrës.
Në delegacionin serb marrin pjesë nëntë anëtarë të Parlamentit dhe të komisioneve të tij dhe drejtori i organit mbikëqyrës të financave të Serbisë. Delegacioni shoqërohet nga dy bashkëpunëtorë të Zyrës për bashkëpunim të DEZA-s në Beograd.
Vizita e parlamentarëve serbë është një element i rëndësishëm i kooperimit në kushte të tranzicionit me Serbinë, parlamenti i së cilës prej shumë vitesh po bën përpjekje për përfaqësimin e qytetarëve në forcimin e rolit ligjdhënës dhe të funksioneve mbikëqyrëse, thuhet në komunikatë. Në mes të vitit 2009 dhe 2012 ky parlament ka proceduar 800 ligje dhe 200 rregullore.
Vullneti për jetësimin e shpejtë të reformave dhe për përparimin e vendit, me vështrimin drejt synimit për hyrje në BE është i fuqishëm. Por është konstatuar se transparenca dhe pjesëmarrja e komunitetit duhet të përmirësohen . Zvicra mbështet Serbinë në proceset e pritshme të reformimit të legjislativit si në nivel nacional ashtu dhe në nivel të parlamenteve të komunave.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale











