albinfo.ch
E-Diaspora
Një dramë për të pagjeturit, me një qasje ndryshe
Shfaqja e ka transmetuar përmes rrugës artistike te publiku një realitet të prekshëm që ai e njeh dhe vazhdon të shkaktojë dhembje gjithandej
Fati i të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë është tema që e trajton shfaqja “Gishti” me autore teksti dramaturgen Doruntina Bashën dhe regjisor Erson Zymberin. Sjellja e kësaj shfaqjeje në Zvicër është bërë në kuadrin e Ditëve të Kulturës Shqiptare, organizim i përbashkët ky i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Në skenën e njërës nga sallat e bibliotekës “Pestalozi” në Cyrih, shfaqja ka mbledhur një numër të konsiderueshëm shikuesish, të tërhequr sa nga tema e dramës aq dhe nga kurioziteti i për të parë një shfaqje teatrore në gjuhën shqipe, nga Kosova në Zvicër. Si njëra ashtu dhe pritja tjetër janë plotësuar, nga fakti se shfaqja e ka transmetuar përmes rrugës artistike te publiku një realitet të prekshëm që ai e njeh dhe vazhdon të shkaktojë dhembje gjithandej.
Në pritje…
Dy gra: vjehrra dhe reja jetojnë bashkë dhe prej dhjetë vitesh janë në një pritje imagjinare të djalit gjegjësisht bashkëshortit, nga i cili ka humbur çdo gjurmë më 10 qershor (1999) kur e kanë marrë me dhunë bashkë me shumë të tjerë. Në një atmosferë të tendosur, herë me mosdurim të ndërsjellë e here me çaste çiltërsie, dy gratë ndërtojnë të vërtetat e tyre të ndryshme lidhur me personin që u mungon. Përderisa nëna “është e sigurt” se djali do t`i kthehet, nusja me kohë heq dorë nga ky iluzion dhe përpiqet ta bindë edhe vjehrrën për kotësinë e pritjes.
I gjithë veprimi në skenë është pasqyrim i kofliktit në mes të dy realiteteve dhe përcillet përmes një dialogu të fortë e konfliktuoz, të mbarsur me dhimbjen për të munguarin, dhimbje të shikuar nga dy perspektiva të ndryshme.
Është interesante se gjuha e përdorur në këtë shfaqje, një kosovarishte nëse mund të thuhet kështu “standarde”, (e pa karikuar, siç jemi mësuar ta dëgjojmë në seriale) është treguar mjaft e aftë për të përçuar emocione dhe mendime të thella e shumështresore, diçka që nuk ështe parë shpesh në skenat tona. Sigurisht ka qenë edhe mjeshtria aktoriale e Irena Cahanit dhe Teuta Krasniqit që i ka dhënë shpirt kësaj gjuhe dhe gjithë shfaqjes.
“Gishti” me shumë kuptime
“Gishti” është një shfaqje që ka pasur një pritje mjaft të mirë tashmë edhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, ku ai është duke u shfaqur me sukses prej disa muajsh. Regjisori Erson Zymberi thotë për albinfo.ch se “Gishti”, i prerë, siç del në këtë shfaqje, është një simbol për gjakun e derdhur, edhe atë të padukshmin, jo vetëm gjakun e shkaktuar nga dhuna fizike. Por gishti po ashtu përdoret për të treguar fajtorin, dikë që “ka gisht” në një veprim jo të mirë. E si i tillë, është pjesë edhe e jetës së këtyre dy grave, të dyja të fuqishme në mënyrën e vet”, thotë Zymberi.
Shfaqja “Gishti” është dhënë në mbrëmjen e dytë të “Ditëve të Kulturës Shqiptare” në Zvicër. Ky manifestim po organizohet si aktivitet i përbashkët në mes të Ministrisë së Diasporës të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë.
“Ditët e Kulturës Shqiptare”, së shpejti tradicionale
Publikun e kanë përshëndetur konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Salih Sefa, ushtruesja e detyrës së drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani dhe udhëheqësja e Bibliotekës multikulturoe në Hardau të Cyrihut, Suela Jorgaqi në cilësinë e nikoqires.
Siç na thotë ushtruesja e detyrës se drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani, bëhet fjalë për një projekt pilot të menduar për qendrat ku është më e koncentruar mërgata shqiptare dhe që po zhvillohet akualisht në Cyrih dhe në Bruksel. “Ne si Qender jemi bashkorganizatorë dhe mbështetës të këtij aktiviteti që shpresojmë të bëhet tradiconal dhe që nga viti i adhshëm të zgjasë një javë. Synimi është që të sjellim te publiku i mërgatës vlera të vërteta nga atdheu, që të shihet se edhe atje krijohen vlera të mirëfillta arti. znj. Ramadani shprehet po ashtu shumë e kënaqur me publikun e madh në numër që ka ardhur sidomos kur dihet se ka qenë një kohë e shkurtë dhe informimi për ketë organizim ka ardhur vetëm pak ditë më parë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër Zvicra shijon rritjen e temperaturave pas valës së ftohtë... -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal.
























