Shqipëria
Një emigrante nga Afganistani në Shqipëri, ka një kërkesë më ndryshe
Kalimi tranzit i klandestinëve përmes Shqipërisë vijon të mbetet një prej fenomeneve më të dukshme. Thuajse çdo ditë vërehen grupe të tilla emigrantësh që vijnë nga Greqia dhe përmes Shkodrës kalojnë drejt Malit të Zi, siç ka ndodhur me këtë grup shtetasish nga Afganistani, që u ndalua nga Policia e Pogradecit.
“Kemi ecur për 9 ditë. Do të shkojmë në Tiranë, më pas në Shkodër dhe më tej në një shtet tjetër”, tregon një emigrant.
Pjesa dërrmuese e këtyre emigrantëve janë meshkuj dhe synojnë të shkojnë në vendet europiane, kryesisht për të gjetur një punë që siguron të ardhura për të përballur jetesën. Por, një e re nga Afganistani, mbi të gjitha, kërkon të arsimohet.
“Duam të shkojmë në një vend më të mirë, sepse duam të mësojmë. Kemi nevojë për shkollë. Unë jam kaq e re, dua një shkollë, kam nevojë për një shkollë, nuk dua ushqim, nuk dua para, por ju nuk e kuptoni dot”.
Ajo është e ndërgjegjshme për paragjykimin që iu bëhet këtyre emigrantëve. “Është shumë e vështirë për ne. Na ka marrë policia, por ne nuk jemi terroristë”.
Prej më shumë se një viti, në Shqipëri vepron Agjencia Europiane e Mbrojtjes së Kufijve, FRONTEX, e cila ka instaluar oficerët e saj në vijën kufitare me Greqinë, ndërsa së fundmi caktoi edhe ekspertë në Malin e Zi, për kontrolluar fluksin e emigrantëve që vijnë nga Shqipëria. Mbi 20 mijë shtetas nga Siria, Afganistani dhe të kombësive të tjera janë ndaluar përgjatë këtyre muajve në Shqipëri, ndërsa janë arrestuar dhjetëra persona që i transportonin ata në mënyrë të paligjshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












