Lajme
Një grua myslimane paditi për leje të posaçme për të veshur nikab në trafik, gjykata gjermane ia hedh poshtë kërkesën
Si e shikoni vendimin e gjykatës gjermane?
Një myslimane ngriti padi, se donte të drejtonte makinën me nikab, me fytyrë të mbuluar. Gjykata Administrative gjermane në Trier e hodhi poshtë padinë. Myslimanja nuk ka të drejtë për leje të posaçme si përjashtim nga ligji i trafikut rrugor në lidhje me ndalimin e mbulimit të fytyrës. E drejta e të tretëve për pacënueshmërinë trupore qëndron më lart se ndërhyrja në lirinë e fesë që ndalon mbulimin e fytyrës, thuhet në argumentimin ligjor. Veshja e nikabit zvogëlon spektrin e vështrimit, e rrit rrezikun e dëmtimit të pjesëtarëve të tjerë në trafik. Krahas kësaj në kontrolle nuk mund të verifikohet identiteti i shoferes. Ligji rrugor gjerman u ndalon shoferëve të mbulojnë fytyrën në atë formë që nuk është më e dallueshme.
Nëna myslimane që i rrit e vetme dy fëmijët në një fshat në Trier kishte akuzuar LMB, Shoqatën e Transportit në Renani-Pfalc, se nuk ia dha lejen e posaçme. Në zonën e saj të banimit nuk ka trafik urban. Stacioni më i afërm është rreth 1 km larg. Por gjykata vendosi, se paditësja e përballon vështirësinë e përdorim të trafikut urban rreth 1 km larg. Po ashtu gruaja mund të përdorë edhe biçikletën për distanca të shkurtra. Vendimi i Gjykatës u dha në fund të shkurtit, në media vendimi u publik të enjten (06.03.)
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë Shkencëtarët zviceranë kanë zhvilluar një mjet të inteligjencës artificiale (IA) të aftë të njohë arinjtë individualë... -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët












