Bota
Një i vdekur nga zënka mes familjeve nga Maqedonia në Austri
Redaksia e albinfo.ch merr vesh se bëhet fjalë për një të ri 29 vjeç nga Gostivari
Një zënkë ka ndodhur në një lokal shisha bar në Austri.
Një 29-vjeçar nga Maqedonia ka vdekur pas lëndimeve të marra nga zënka, shkruajnë mediat austraike, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve, e gjitha kishte filluar të premten në mbrëmje në një shisha bar, ku janë pëdorur edhe thika e shkopinj.
Sipas mediave austriake, zënka ka ndodhur mes dy familjeve maqedonase, e cila ka përfunduar me një të vdekur, përcjell albinfo.ch.
Gjithmonë sipas raportimeve, viktima është therur disa herë dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Redaksia e albinfo.ch merr vesh se bëhet fjalë për një të ri 29 vjeç nga Gostivari.
“Një shtetas 29 vjeçar nga Maqedonia nuk u mbijetoi lëndimeve. Nëntë vetë u përfshinë në përplasjen fizike. Trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi”, është shprehur Prokuroria.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












