Shkurt.ch
Një konsull zviceran që bënte spektakle dhe promovonte veten në Pakistan
Njëri ndër organizimet e tij spektakolare kishte kërkuar angazhimin e resurseve të përfaqësisë zvicerane për muaj të tërë ndërkohë që përmes tij, promovoheshin fare pak interesat zvicerane
Një ish konsull i Zvicrës në qytetin Karachi të Pakistanit u ka rënë në sy inspektorëve federalë për shfrytëzimin e tepruar të facebookut dhe për pritjen që u kishte bërë 800 mysafirëve në një kremtim të 1 gushtit, Festës Nacionale të Zvicrës, shkruan “SonntagsZeitung”.
Ky manifestim kishte thyer të gjitha rekordet, kishin shkruar inspektorët e Ministrisë së Jashtme të Zvicrës, në një raport të shkurtër të dorëzuar ministrit të jashtëm federal, Didier Burkhalter.
Emil Wys, kështu quhet konsulli “sevdali”, ishte bërë më i njohur se çdo diplomat tjetër në Karachi. Ai paraqitej shumë shpesh nëpër spektakle televizive, dhuronte gjak duke i bërë kësaj propagandën mediale dhe postonte në facebook prezantimet e tij të panumërta, transmeton albinfo.ch. Nga kjo prani e tij kaq e dendur në publik, ai u mbiquajt “Love Ambasador”.
Konsulli është kritikuar edhe për organizimin e një “Pakistan Switzerland Friendshi Exhibition”. Në kuadër të kësaj ekspozite, një fotografi e diplomatit me përmasa natyrore ishte vendosur në aeroportin e Karachit, ngjitur me një lopë të bërë nga plastika dhe të zbukuruar me ornamente.
Ky organizim kishte kërkuar angazhimin e resurseve të përfaqësisë zvicerane për muaj të tërë ndërkohë që përmes tij, promovoheshin fare pak interesat zvicerane.
Krahas “shpenzimeve qartas të tepërta”, inspektorët kishin konstatuar te ai edhe një “deficit të theksuar të kontrollit”, transmeton albinfo.ch. Ndërsa ambasadori i Zvicrës në selinë e tij rreth 1500 kilometra larg, në kryeqytetin Islamabad nuk ishte preokupuar shumë lidhur me zhvillimet në provincë.
Ndërkohë kosuslli ka braktisur shërbimin diplomatik dhe vazhdon të jetojë në Karachi por tashmë si perosn privat.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori Kurrë më parë kaq shumë banorë në Cyrih... -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud -
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike













