Kosova
Një kosovar godet gjashtë persona me veturë në Berlin
Të dielën u raportuar për gjashtë persona që u goditë nga një veturë në Berlin, Gjermani. Menjëherë pas këtij lajmi, mediat gjermane kanë raportuar se vozitësi i atij automjeti ka qenë një 24 vjeçar nga Kosova, Refail A, përcjellë albinfo.ch.
Mediat atje gjithashtu kanë raportuar se në gjakun e tij janë gjetur 0.7 promil alkool.
Zëdhënësi i Policisë së Berlinit, Martin Helweg, ka treguar se 24-vjeçari, që ka leje qëndrim gjerman.
Gjithashtu është bërë e ditur se 24 vjeçari ishte me veturë me targa të Estonisë. Incidenti ka ndodhur në stacionin e metros “Banhof Zoo”, pak para orës 7 të mëngjesit të dielën.
Kalimtarët ishin goditur nga vetura Mercedes SUV dhe kanë marrë lëndime serioze.
Të lënduarit janë transportuar me helikopter në spital.Një nga të lënduarit ishte përfundi veturës.
Raportohet se tre nga të lënduarit ishin të pastrehë.
Sipas raportimit të gazetës gjermane “Berliner Zeitung”, pas shkaktimit të aksidentit kosovari kishte kërkuar falje disa herë dhe sipas dëshmitarëve ai ka qenë duke vozitur me shpejtësi të madhe.
I njejti është liruar me procedur të rregullt. /albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













