Shkurt.ch
Një milion të lënduar në vit, gjatë aksidenteve joprofesionale në Zvicër
Gjatë një viti në Zvicër, rreth një milion persona lëndohen në aksidente që nuk kanë të bëjnë me ushtrimin e profesionit, gjatë kësaj vdesin rreth 200 persona. Këto aksidente shkaktojnë dëme materiale prej rreth 12 miliardë franga zvicerane, për një vit kalendarik. Në radhë të parë, gjatë këtyre aksidenteve në radhë të parë është rrëzimi gjatë kohës së lirë dhe nëpër shtëpi.
Këto janë të dhënat nga statistika më e re e aksidenteve joprofesionale “Status 2011” të Shoqatës për parandalimin e aksidenteve (bfu), të cilat u publikuan gjatë të mërkurës.
Kështu pra, rreth 610.000 persona janë lënduar gjatë vitit 2009 nëpër shtëpi dhe në kohë të lirë, 315.000 gjatë aksidenteve sportive dhe 90.000 në aksidentet e komunikacionit.
Në komunikacionin rrugor, numri i të lënduarve dhe të vdekurve (sipas raporteve policore), në periudhën prej vitit 2000 e deri në vitin 2010 është zvogëluar nëmënyrë drastike: nga 30.000 në 24.000 të aksidentuar, gjegjësisht nga 592 në 327 të vdekur.
Numri i të lënduarve në aksidentet sportive është rritur dukshëm gjatë dhjetë viteve të fundit – nga 281.000 në 315.000. Shumica e tyre lëndohen gjatë lojërave me top dhe sporteve dimërore (rreth 90.000 gjatë një viti), e gjithë kjo, pasi shumica e njerëzve ushtrojnë këtë lloj sporti.
Mbi 40.000 persona lëndohen gjatë sporteve që kanë të bëjnë me biçikleta apo patina. Por, viktima më të shumta shkaktojnë sportet alpiniste, mesatarja në vit është mbi 70 të vdekur.
Numri i të lënduarve gjatë kohës së lirë dhe nëpër shtëpi, në djetë vitet e fundit është rritur nga 565.000 në 610.000. Gjatë vitit 2009, shumica e lëndimeve kanë qenë për të njëjtën arsye (176’000), ndërsa nga rrëzimi prej shkallëve mbi 70.000.
Rrëzimet gjenden në vendin e parë në shkaktimin e vdekjeve gjatë aksidenteve gjatë kohës së lirë dhe nëpër shtëpi: 81 për qind e të vdekurve nga këto aksidente, vdesin gjatë rrëzimit. Rreth nëntë nga dhjetë të vdekur, kanë qenë më të moshuar se 65 vjet.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant












