Kosova
Një mjek i spitalit të Gjilanit infektohet me Covid
Aktualisht nuk kemi me COVID të shtruar në repart… Momentalisht, dje është diagnostikuar një doktor
Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit një mjek ka rezultuar pozitiv me COVID19, ndërsa në repartin infektiv të këtij spitali janë duke u trajtuar vetëm dy persona si të dyshuar me koronavirus.
Kështu ka njoftuar drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu i cili për KosovaPress tha se çdo ditë në këtë spital merren mostrat e personave të dyshuar me virusin e të cilat me pas dërgohen në IKSHP në Prishtinë.
“Momentalisht në repartin e sëmundjeve infektive ka pasur vetëm dy pacientë të dyshimtë dhe që janë testuar. Aktualisht nuk kemi me COVID të shtruar në repart… Momentalisht, dje është diagnostikuar një doktor, të tjerë jo”, tha ai.
Hajrullahu derisa ka folur për kapacitetet e spitalit të Gjilanit tha se aktualisht 10 shtretër janë dedikuar për të infektuarit me koronavirus, por që varësisht prej situatës ata mund t’i rrisin kapacitetet edhe në repartet e tjera.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu për KosovaPress po ashtu tha se janë mirë të furnizuar me pajisje të nevojshme për trajtimin e pacientëve me COVID.
Përveç stafit të repartit të sëmundjeve infektive mjekë jemi gjashtë infektologë, por megjithatë me infermierë mund të bëjmë lëvizje prej reparteve të tjera që mund t’u dalin në ndihmë në rast nevoje”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













