Bota
“Një muaj në Gjermani, dorën në xhep pa e shti”
Qyteti i vjetër me ngjyra pasteli, i cili tërheq 140,000 turistë në vit, fsheh megjithatë dhe një realitet më të errët
Görlitz, qyteti më lindor i Gjermanisë, është një perlë e ruajtur mirë që ka gjetur vend deri edhe në filma hollivudianë si “Hoteli Grand Budapest”, “Inglourious Bastards” dhe “The Reader”.
Pas rënies së murit të Berlinit më 1989, banorët e tij u larguan drejt perëndimit, duke bërë që popullsia e Görlitz të binte me më shumë se 25%, në 54,000.
Tani po përpiqen ta përmirësojnë situatën, duke i tërhequr njerëzit përmes një oferte joshëse: të interesuarve u thuhet se mund të qëndrojnë deri në një muaj në këtë qytet pa paguar asgjë, sepse shpenzimet i merr përsipër bashkia. Deri tani, zyrtarëve vendas u kanë mbërritur më shumë se 150 aplikime: dy të tretat ishin nga qytete më të mëdha dhe disa të tjera nga jashtë Gjermanisë, përfshirë Hungarinë, Republika Çeke, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, transmeton TCH.
Qyteti i vjetër me ngjyra pasteli, i cili tërheq 140,000 turistë në vit, fsheh megjithatë dhe një realitet më të errët. Ai ka nivelin më të ulët të pagave në vend dhe numrin më të madh të votuesve të ekstremit të djathtë, përcjell albinfo.ch.
Edhe qytete të tjera kanë eksperimentuar me idenë të tërheqin banorë të rinj, duke i joshur me mbulimin e shpenzimeve të strehimit.
Detroiti ishte i pari që e provoi me nisjen e një programi inovativ në bazë të të cilit, paguheshin profesionistë të rinj premtues për të jetuar dhe punuar atje për një vit.
Kjo ide sot po përqafohet ngado, nga ishulli grek i Antikythera deri në Candela, Itali, dhe Tulsa, të Oklahomës, e cila ofron 10,000 dollarë për punonjës IT-je që të zhvendosen atje për një vit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër Autoriteti zviceran i barnave, Swissmedic, ka autorizuar për herë të parë një medikament që mund të... -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video”













