Lajme
Një muaj pas katastrofës në Blatten, dëmet kapin shifrën 320 milionë franga

Një muaj pas rrëshqitjes shkatërruese nga Akullnaja Birch më 28 maj, fshati Blatten në Valais të Epërm po përgatitet për rindërtim. Fatkeqësia natyrore, që ndodhi brenda më pak se një minute, mbuloi fshatin me miliona metra kub akull, dhe, dhe rrënoja. Vetëm një person humbi jetën, një banor 64-vjeçar që ndodhej jashtë zonës së evakuuar, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Pamjet dramatike të katastrofës u transmetuan në gjithë botën, ndërsa plani i evakuimit i zbatuar dhjetë ditë më parë shpëtoi jetën e rreth 300 banorëve.
Presidenti i komunës, Matthias Bellwald, konfirmoi se Blatten do të rindërtohet. Deri në pranverën e vitit 2026 do të zbrazet liqeni i formuar nga rrënojat, do të fillojë pastrimi dhe do të rikthehet qasja në fshatrat përreth, si Weissenried dhe Eisten. Nga viti 2028 pritet zgjerimi i këtyre fshatrave për të strehuar të prekurit, ndërsa në vitin 2030 planifikohet rindërtimi i zemrës së vjetër të Blattenit.
Ndërkohë, ushtria zvicerane ka nisur operacionet e pastrimit. Anijet ushtarake po pastrojnë liqenin nga mbeturinat, përfshirë çati të shtëpive që notojnë në sipërfaqe, transmeton albinfo.ch.
Solidariteti nga e gjithë Zvicra ka qenë i madh. Janë mbledhur mbi 57.4 milionë franga në donacione. Më të mëdhatë: Solidarité Suisse (19.7 milionë), Raiffeisen (4.4 milionë), Caritas dhe Kryqi i Kuq (3.8 milionë). Shteti i Valais do të japë 10 milionë franga dhe Konfederata 5 milionë.
Dëmet materiale deri tani vlerësohen në 320 milionë franga, ndërsa një grup strategjik nga Këshilli i Shtetit të Valais do të prezantojë deri në vjeshtë një plan të detajuar për rindërtim dhe rregullime ligjore, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real” Baritoni Gëzim Myshketa debuton në Madrid përkrah emrave të mëdhenj të operës botërore...
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Prizreni mirëpret diasporën me parkim falas në oborret e shkollave
-
Arratiset gjatë transportit të të burgosurve – Policia kërkon 23-vjeçarin shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Rreth 70,000 ukrainas aktualisht jetojnë në Zvicër Kur refugjatët nga Ukraina filluan të mbërrinin në Zvicër më shumë se tre vjet më parë,...
-
Pse qyteti i Ticinos dëshiron të mbyllë pishinat për italianët
-
Zvicra identifikon 130 viktima të mundshme të trafikut të qenieve njerëzore
-
Mosmarrëveshje për çmimet, Roche tërheq nga tregu në Zvicër barin për trajtimin e kancerit
-
Ftesë shoqatave shqiptare për tu bashkuar në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve