Lajme
Një narkotrafikante padit Netflixin
E njohur si “Mbretëresha e Paqësorit”, historia e saj e jetës sigurisht duket si skenari i një telenovele me shumë të papritura.
Një grua meksikane, e cila kaloi disa vjet në burg për lidhjet e saj me trafikun e drogës kanë ngritur një padi ndaj Netflix dhe kanalit televiziv Telemundo.
Sandra Avila Beltran pretendon se seriali televiziv “Mbretëresha e Jugut” bazohet në jetën e saj dhe se historia është përdorur pa pëlqimin e saj dhe për këtë arsye kërkon 40% të të ardhurave të fituara prej tij.
Avila Beltran ishte famëkeqe në Meksikë edhe para transmetimit të serialit Netflix. E njohur si “Mbretëresha e Paqësorit”, historia e saj e jetës sigurisht duket si skenari i një telenovele me shumë të papritura.
Xhaxhai i saj është Miguel Angel Felix Gallardo, një nga themeluesit e kartelit të fuqishëm të drogës në Guadalajara.
Në moshën 21-vjeçare sipas Cnn ajo u martua me një polic, i cili dyshohet se u korruptua dhe bëri pazare me bosët lokalë të drogës. Ai u vra pak pasi lindi djali i tyre, transmeton Albindo.ch.
Burri i dytë, një oficer policie kundër narkotikëve, u vra nga një komando i armatosur që hyri në dhomën e spitalit ku ishte shtruar pas një operacioni. Ai gjithashtu mendohej se kishte lidhje me kartelet e drogës.
Por ishte marrëdhënia e saj me bosin kolumbian të drogës Juan Diego Espinosa që e futi të venë në telashe me ligjin.
Espinoza dhe Avila Beltran u arrestuan në Mexico City në vitin 2007, por ishin pamjet e arrestimit të gruas ku ajo shfaqej e veshur elegante dhe duke buzëqeshur në kamera që zunë tituj kryesorë të gazetave.
Edhe kur ishte në burg, ajo ia arrinte të përbënte lajm dhe të mbante rutinën e saj të bukurisë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet














