Lajme
Një nga pesë veturat që do të shiten sivjet do të jenë elektrike
Shitjet globale të makinave elektrike parashikohen të rriten në një tjetër rekord këtë vit, duke zgjeruar pjesën e tyre në tregun e përgjithshëm të makinave në afërsi të 1/5 dhe duke udhëhequr një transformim të madh të industrisë së automobilave që ka implikime për sektorin e energjisë, veçanërisht të naftës.
Një raport i ri i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë tregon se më shumë se 10 milionë makina elektrike janë shitur në mbarë botën në vitin 2022 dhe se shitjet pritet të rriten me 35% të tjera këtë vit, për të arritur në 14 milionë. Kjo rritje shpërthyese do të thotë se pjesa e makinave elektrike në tregun e përgjithshëm të makinave është rritur nga rreth 4% në 2020 në 14% në 2022 dhe pritet të rritet më tej në 18% këtë vit, bazuar në parashikimet më të fundit të Agjencisë.
“Mjetet elektrike janë një nga forcat lëvizëse në ekonominë e re globale të energjisë që po shfaqet me shpejtësi – dhe ato po sjellin një transformim historik të industrisë së prodhimit të makinave në mbarë botën”, tha drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol.
Më së shumti shitje në Kinë
Shumica dërrmuese e shitjeve të makinave elektrike deri më sot janë të përqendruara kryesisht në tri tregje – Kinë, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Kina është e para, me 60% të shitjeve globale të makinave elektrike që ndodhin atje në vitin 2022. Sot, më shumë se gjysma e të gjitha makinave elektrike në rrugë në mbarë botën janë në Kinë.
Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, tregjet e dyta dhe të treta më të mëdha, të dyja panë rritje të fortë me shitjet që u rritën përkatësisht 15% dhe 55% në vitin 2022.
Vitin e kaluar, Kina shiti 5,9 milionë vetura elektrike. ShBA-ja shiti gjithsej rreth 1 milion vetura elektrike. Ndërsa, nga vendet e BE-së, Gjermania shiti më së shumti vetura elektrike, rreth 830 mijë gjithsej.
Në mbarë botën konsiderohet se janë në përdorim rreth 26 milionë vetura elektrike aktualisht./trtbalkan
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar











