Lifestyle
Një numër i madh i qytetarëve në festivalin “Sunny Hill”
Në pritje të këngëtares me famë botërore, Dua Lipa. Festivali zgjat tre ditë
Një numër i madh i të qytetarëve janë mbledhur në Parkun e Gërmisë në Prishtinë për natën e parë të festivalin “Sunny Hill”, ku këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është ylli i mbrëmjes.
Mbrëmja ka filluar me grupin Asgjë sikur dielli, për të vazhduar me grupin Oda, ku Dukagjin Lipa, babai i Duas dhe organizatori i këtij festivali elektrizoi masën, më pas ka performuar grupi Jericho, ndërsa pritet që në pas pak në skenë të ngjitet Stanaj, kurse e fundit do të performojë ajo që të gjithë e presin artistja Dua Lipa.
Gazetari i RTV21, Robert Bojaj i pranishëm në festival në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “21 Gradë” tha se deri tani çdo gjë po duket të jetë fenomenale, tipik festival ndërkombëtar, diçka që kurrë në Kosovë nuk kemi pa deri më tani, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, Festivali ka karakter humanitar, sepse 25 për qind e të hyrave neto që mbesin nga festivali do t’i dhurohen organizatave kosovare që kujdesen për zhvillimin e fëmijëve kosovarë, posaçërisht atyre me nevoja të veçanta si dhe për aktivitete kulturore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’
Jeta në Zvicër
-
Kurti nga Davosi në mesin e kompanive kosovare në Swissbau në Bazel Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të... -
Komiteti do të propozojë ndalimin e piroteknikës në hapësirat publike -
Pronari i barit do të lirohet nga paraburgimi me 200.000 franga garanci -
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome -
Sa kushtojnë lejet e punës në Zvicër në vitin 2026?













