Bota
Një person vret 10 veta në një kolegj amerikan
Dhjetë persona kanë vdekur mbrëmë nga të shtënat me armë në Oregon të SHBA-së. Një person ende i paidentifikuar, në një kolegj të këtij qyteti ka gjuajtur me armë rreth vetes duke vrarë këtë numër personash dhe duke plagosur rreth 20 të tjerë. Siç njoftonte mbrëmë televizioni CNNdhe gazeta lokale “Oregonian” bëhej fjalë madje për 15 të vdekur.
Policia ka bërë të ditur se drama ka ndodhur në Umpqua Community College të shtetit Oregon në perëndim të SHBA-së.
Rreth fatit të vrasësit kanë qarkulluar versione të ndryshme. Përderisa në njërin version thuhej se ai është arrestuar, në tjetrin flitet se në mesin e të vrarëve është edhe vrasësi. Dhe në fund vërtetohet se 20 vjeçari është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Nuk dihet shumë as për motivin e vrasjes. Dëshmitarët thonë se ai i ka pyetur viktimat e veta për religjionin e tyre dhe pastaj i ka vrarë pa dallim.
Mediet amerikane ndërkohë njoftojnë se një ditë më parë në forumet e medieve sociale është komunikuar për krimin e mundshëm që do të ndodhte të nesërmen. Por askush nga pjesëmarrësit në këto debate nuk e kishte njoftuar policinë.
Ndërkaq presidenti Obama duke iu drejtuar kombit ka përsëritur i dëshpëruar kërkesën e tij për ashpërsimin e ligjit për mbajtjen e armës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor











