Integrimi
Portali i parë pedagogjik, në funksion të zhvillimit të arsimit shqip në Zvicër
Portali i sapokrijuar me materiale të bollshme, të shumëllojshme didaktike u përgjigjet gjendjes, nevojës dhe mundësive të mësimit plotësues në gjuhën e amtare dhe se janë funksionale e praktike për mësim
Këto ditë në kuadër të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Cyrih, Zvicër, është hapur portali i parë pedagogjik i rëndësishëm për shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Një kënd i veçantë për sa i përket ndihmës zvicerane në fushën arsimore e kulturore zë edhe ngritja e kësaj faqeje në internet, e quajtur “Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes”, nga pedagogu, albanologu zviceran, Prof. Dr. Basil Schader.
Ndër të tjera, ai shkruan: “Besoj se kjo Qendër Interneti do të jetë tepër e dobishme për mësimdhënësit/et e MP shqip, sepse ajo e lehtëson shumë orientimin dhe kërkimin e materialeve për tema dhe fusha të caktuara, si dhe shkarkimin e faqeve përkatëse. Do t’ ju isha shumë mirënjohës po t’ua komunikoni linkun përkatës sa më shumë mësuesve dhe mësueseve si dhe personave dhe autoriteteve të tjera që mund të interesohen për këto materiale (të cilat me siguri mund të kontribuojnë edhe në mësimin e rregullt në Shqipëri dhe Kosovë).”
Një thesar me materiale didaktike për mësimin në gjuhën e prejardhjes është vendosur në ketë adrës: https://myheritagelanguage.com/sq/ është fryt i një pune të pandërprerë disavjeçare e Prof. Dr. Basil Schader, i bashkëpunimit të ngushtë me profesionistë zviceranë, atyre evropianoperëndimorë dhe, në anën tjetër, të mësimdhënësve të dalluar të mësimit plotësues, ndër të tjerë, edhe shqiptarë.
Në fakt, seria “Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes” që fillimisht është botuar si libër i shtypur, e që në hartimin e tij morën pjesë 67 persona nga 5 vende dhe 17 grupe, është digjitalizuar. Vetëtimthi po hedhim një vështrim materialeve që janë vënë në gjuhën shqipe.
Seria me “Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes” i përbërë nga libri “Bazat dhe arsyet” dhe gjashtë pjesë shtytëse që paraqesin vlera për përkrahjen e kompetencave gjuhësore:1) Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë. 2) Përkrahja e të lexuarit në gjuhën e parë. 3) Përkrahja e komunikimit gojor. 4) Përkrahja e kompetencave ndërkulturore. 5) Strategji dhe teknika të të mësuarit. 6) Rreth përdorimit të dialektit dhe gjuhës standarde dhe informacionet e duhura për përdorim të mësimdhënësve. Në këtë drejtim në njërën anë gjejmë pjesën teorike të mësimdhënies, Bazat dhe arsyet e pedagogjisë dhe didaktikës evropiane dhe anën tjetër gjejmë modele mësimore praktike dhe konkrete. Duke njohur problemet e shkollës shqipe në lidhje me rritjen e cilësisë së të nxënit të saj, si dhe duke kuptuar, menduar, gjykuar mbi këtë fushë studimi mendojmë se risitë didaktike janë një nga çelësat përmes të cilit mund të ndryshojë cilësia e të nxënit të nxënësve në shkollë. Me ketë vepër janë hedhur hapa konkret për një mësimdhënie – nxënie aktuale, cilësore dhe moderne.
Ky realizim me vlerë u vjen në ndihmë në radhë të parë mësimdhënësve të mësimit plotësues të gjuhës amtare në punën e tyre të rëndësishme dhe me kërkesa të larta. Në këtë mënyrë do të rritet cilësia e mësimdhënies dhe do të përmirësohet mësim-nxënia, perspektiva e arsimimit të fëmijëve shqiptarë të emigruar do të rritet.
Portali i sapo krijuar me materiale të bollshëm, të shumëllojshëm didaktik i përgjigjet gjendjes, nevojës dhe mundësive të mësimit plotësues në gjuhën e amtare dhe se janë funksionale e praktike për mësim.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje Ai kishte kërcënuar me sulm në Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel dhe ishte identifikuar si... -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026














