Shqipëria
Një tjetër marrëveshje mes Zvicrës dhe Shqipërisë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve merr mbështetje për dixhitalizimin nga qeveria zvicerane
Një marrëveshje e re e nënshkruar nis një projekt që do të zhvillojë më tej transparencën dhe efektivitetin e KQZ-së përmes mjeteve dixhitale, përcjell albinfo.ch.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe ambasadorja zvicerane, Ruth Huber, nënshkruan sot marrëveshjen për përmirësimin e sistemeve dixhitale të Komisionit.
![]()
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë luan një rol jetik për të siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira, të drejta dhe transparente. Është një institucion thelbësor për ruajtjen e parimeve të demokracisë në vend. Prandaj kontributi i Konfederatës Zvicerane për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vlerësohet shumë. Kjo mbështetje do të ndihmojë shumë në forcimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, duke siguruar që ai të përmbushë standardet ndërkombëtare dhe të kryhet me integritet. Përkushtimi i qeverisë zvicerane për promovimin e demokracisë dhe qeverisjes së mirë në Shqipëri është i lavdërueshëm dhe ne i falënderojmë për kontributin e tyre. Shpresojmë që ky partneritet mes Shqipërisë dhe Zvicrës të vazhdojë të nxisë zhvillime pozitive në proceset demokratike të vendit”, deklaroi komisioneri Celibashi.
“Mbështetja jonë parashikon që instrumentet e reja dixhitale dhe të llogaridhënies të jenë në funksion deri në vitin 2026. Ajo që po fillojmë sot, shpresojmë të tregojë rezultate në zgjedhjet e ardhshme”, tha Ambasadorja zvicerane, Ruth Huber. “Ndërsa njohim domosdoshmërinë e sistemeve dixhitale, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen e KQZ-së sfidat e mbrojtjes së të dhënave dhe rreziqet e sigurisë kibernetike. Të gjitha mjetet dhe sistemet dixhitale duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve dhe të sigurojnë që të dhënat e tyre të jenë të sigurta dhe të mos keqpërdoren”, shtoi Ambasadorja Huber.
Në bazë të marrëveshjes, qeveria zvicerane jep 1.2 milionë euro për të përmirësuar kapacitetet e Komisionit, për të modernizuar disa shërbime dhe për të futur instrumente të reja dixhitale dhe IT. Projekti do të zgjasë katër vjet, deri në vitin 2026 dhe do të zbatohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Zvicrës.
Projekti parashikon zhvillimin e një sistemi të ri elektronik të dokumenteve të KQZ-së, një aplikacion të ri për sigurimin e të dhënave zgjedhore, një modul dixhital për akreditimin e vëzhguesve dhe një modul online për regjistrimin e subjekteve zgjedhore.
Ligji i ri zgjedhor (2021) kërkon zbatimin e disa aplikacioneve të teknologjisë së informacionit (identifikimi biometrik i votuesve, sistemi elektronik i votimit etj.). Në sektorin qeveritar dhe specifikisht për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka kërkesa specifike për llogaridhënien publike si dhe nevojë për të respektuar legjislacionin për regjistrat publikë.
Zvicra mbështet qeverisjen demokratike në Shqipëri, si pjesë e programit të saj të bashkëpunimit 2022-2025.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore











