Futboll
Një tjetër shqiptar i është bashkuar skuadrës elitare të Serie A
Shqiptari Luis Hasa i është bashkuar skuadrës elitare të Serie A, Lecces, nga skuadra e madhe italiane, Juventus, përcjell albinfo.ch.
Hasa, 20-vjeçar, është prezantuar si futbollist i Lecces të enjten.
Drejtori sportiv i Lecces, Stefano Trinchera, i është gëzuar transferimit të mesfushorit me tipare sulmuese.
“Ai është djalosh italiano-shqiptar që u lind në vitin 2004. Ai vjen nga Juventusi që e ka të drejtën e blerjes së tij në të ardhmen. Ka perspektivë të madhe. Ishte protagonist kur Italia e fitoi Kampionatin Evropian U19. Njerëzit flasin fjalë të mëdha për të dhe ne dëshirojmë të punojmë me futbollistë të talentuar. Është futbollist interesant”, ka deklaruar Trinchera.
Te skuadra e Lecces janë edhe shqiptarët e tjerë, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha. Hasa do të bëhet futbollisti i tretë shqiptar i këtij ekipi.
“Të gjithë më kanë folur mirë për Leccen që ka grup të lojtarëve të rinj. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe do të jap çdo gjë për skuadrën. Gjithmonë e kam pritur Serie A. Do të punoj shumë për të qëndruar lart dhe shpresoj që puna e madhe do të shpaguhet”, ka deklaruar Hasa fillimisht.
Ai ka thënë se dëshiron të japë kontribut sa më shumë në fitimin e ndeshjeve.
“Jam futbollist i krahut me tipare sulmuese, por mund të luaj në shumë role. Sa u përket lojtarëve, më pëlqejnë ata që janë të shkurtër dhe të mirë me topin, si Bernardo Silva. E kam pritur këtë deri në momentin e fundit. Ishte befasi e madhe për mua kur dëgjova për Leccen. Isha shumë i lumtur”, ka deklaruar Hasa.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












