Lajme
Një vaksinë efikase amerikane kundër COVID-19, nga fundi i vitit
Top-eksperti amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, ka thënë se nëse çdo gjë shkon mirë, atëherë dozat e para të sigurta dhe efikase të vaksinës amerikane kundër COVID-19 do të vihen në dispozicion për disa kategori në fund të dhjetorit apo fillim të janarit, raporton agjencia Reuters.
Ai ka thënë se vaksinat do të jenë në dispozicion për amerikanët që hyjnë në kategorinë e personave që janë më të rrezikuar nga koronavirusi.
Bazuar nga projeksionet aktuale nga kompanitë Moderna Inc dhe Pfinzer Inc, që po merren me zhvillimin e vaksinës, amerikanët do të dinë “nga dhjetori nëse apo jo do të kemi një vaksinës efikase”, ka thënë Fauci, drejtor i Institutit Nacional për Alergji dhe Sëmundje Infektive, në një “live chat” në Twitter e Facebook.
Ai ka thënë se rezultatet fillestare të testimeve të vaksinave pritet të dalin javët në vijim. Dy kompanitë kanë filluar fazën e fundit të testimeve klinike në fund të korrikut, me dhjetëra-mijëra persona duke marrë pjesë në çdo testim.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar tarifa deri në 100% për importin e barnave të patentuara... -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut










