Lajme
Një variant i ri Covid, me simptoma të lehta në Zvicër
Variantet e reja të Covid po shfaqen
Një kombinim i varianteve Delta dhe Omicron që është gjetur në një numër në rritje të infeksioneve kronike, ka krijuar një emër të ri: Deltacron.
“Aktualisht nuk ka asnjë provë që ky mutacion po përhapet shpejt…dhe mund të supozohet se niveli i imunitetit të popullatës është i mirë”, tha Richard Neher, anëtar i Task Forcës Covid-19, njofton albinfo.ch.
Por ka edhe një variant tjetër që qarkullon në Zvicër: “vëllai i vogël” i Omicronit, i njohur si BA.2, i cili është edhe më ngjitës, por jo më virulent se vëllai i tij i madh, të paktën për njerëzit e vaksinuar.
Rimëkëmbja e epidemisë po rrit gjithashtu shifrat e shtrimeve ditore në spital në Zvicër.
“Rritja e numrit të rasteve po prek më së shumti ata mbi 60 vjeç dhe ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtrimeve në spital”, theksoi Task Forca për Covid-19 në raportin e saj të fundit të publikuar të martën.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga Një pushim i planifikuar u kthye në makth për Selim K. nga Cyrihu, i cili përfundoi... -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld












