CH-Ballkani

Një veturë e Kosovës digjet në tunelin e Kalimashit

Një veturë me targa të Kosovës që udhëtonte drejt Tiranës, u përfshi nga flakët mëngjesin e së dielës në tunel të Thirrës në Kalimash.

Për 30 minuta u bllokua qarkullimi i automjeteve në tunel, duke krijuar radhë të gjata, shkruan abc news, përcjellë albinfo.ch.

Drejtuesi i mjetit e si edhe personat që udhëtonin me të, nuk pësuan lëndime.

Për të vënë flakët nën kontroll, u desh ndërhyrje e zjarrfikësve.

Edhe në të kaluarën në tunelin e Thierrës në Kalimash kanë ndodhur aksidente të tilla duke krijuar panik te udhëtarët.