Lajme
Një vogëlush vdes nga rënia e degëve të një peme, pasojë e stuhisë
Përveç vogëlushit që ka vdekur dhe nënës së tij të lënduar, me këtë rast kanë marrë lëndime një burrë 71-vjeçar dhe një grua 74-vjeçare
Edhepse intenisiteti i motit të ligë ka shënuar një ulje dy ditëve të fundit, duke u kufizuar në stuhi lokale, pasojat e tij vazhdojnë të rrezikojnë jetë njerëzish.
Kështu, të hënën pasdite, disa degë të një peme në Schilsdamm në Flums SG janë shkëputur nga trungu, si pasojë e stuhisë dhe kanë shkaktuar humbjen e një jete njeriu, raporton srf.ch.
Katër këmbësorë janë goditur – përfshirë këtu një vogëlush i cili ka vdekur më vonë gjatë natës nga lëndimet serioze që kishte marrë, transmeton albinfo.ch. Nëna e tij është ende në kujdesin spitalor.
Përveç nënës dhe vogëlushit, me këtë rast kanë marrë lëndime një burrë 71-vjeçar dhe një grua 74-vjeçare. Burri është ende duke u trajtuar ndërsa gruaja tashmë është larguar nga spitali.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana Megjithatë, mënyra e zbatimit të kësaj ndihme ndryshon nga kantoni në kanton, duke krijuar dallime në... -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët -
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë














