Shkurt.ch
Një zvicerane dhe një tuniziane nga Zvicra, i bashkohen ISIS-it
Zvicerania 35 vjeçare është konvertuar në besimin islam dhe ka qenë aktiviste në IZRS
Dy shtetase zvicerane, njëra myslimane me prejardhje nga Tunizia ndërsa tjetra zvicerane autoktone, e konvertuar më vonë në islam, i janë bashkuar ushtrisë terroriste të ISIS-it në Siri. Këtë përfundim e kanë nxjerrë hulumtimet që ka bërë emisioni i njohur informativ i transmetuesit publik të Zvicrës, SRF, “10vor10”.
Para shkruarjes në Siri, ato kishin mbajtur kontakte me IZSR-në (Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës) i njohur për qëndrimet e veta radikale islamike, transmeton albinfo.ch. Ato po ashtu frekuentonin xhaminë Ar`Rrahman të qytetit ku jetonin, Biel/Bienne të Kantonit të Bernës.
Gruaja me prejardhje tuniziane është 23 vjeçe, e natyralizuar para gjashtë viteve në komunën Nidau. Ajo është takiar shpeshherë me Ferah Ulucay, sekretaren e sotme të përgjithsme të IZRS-së. Por, Ulucay thotë se në këto takime ka provuar ta kthejë nga rruga e simpatisë që ajo kishte fituar për Shtetin Islamik (ISIS). Këtë donte ta bënte, siç e thotë ajo, “me argumente islamike”, pasi qüe në telefonin celular të 23 vjeçares kishte parë një logo të ushtrisë terroriste.
Gruaja e dytë, një 35 vjeçare rrjedh nga një familje zvicerane. Ajo është konvertuar në besimin islam dhe ka qenë aktiviste në IZRS. Ulucay e përshkruan atë si ish mike të saj, e cila, sipas saj, nuk është radikalizuar në IZRS, përcjell albinfo.ch. Është e kundërta: ajo është “viktimë e propagandës së ISIS-it nga njëra anë dhe e urrejtjes ndaj islamit në Zvicër, nga ana tjetër”.
Prokuroria Federale ka iniciuar një procedurë penale ndaj dy grave të përmendura, me dyshimin për pjesëmarrje respektivisht mbështetje të një organizate kriminale. Nisur nga fakti se të dy të paditurat janë ende jashtë vendit, sipas të gjitha gjasëve në qytetin irakian Rakka, dhe kështu hetimet e mëtejme nuk janë të mundura, procedura përkohësisht është pezulluar.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra është lider në kamionët e rinj elektrikë Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, Zvicra nuk i ka arritur objektivat e saj. Por makinat... -
Zjarr masiv në Lucernë, ndërhyjnë rreth 100 zjarrfikës -
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie












