Jeta në Zvicër
Njëra nga viktimat është gruaja e kosovarit të dyshuar për vrasje
Edhe viktima tjetër bëhet e ditur se është në lidhje familjare me dorasin dhe gruan tjetër të vrarë
Ndonëse ishte paralajmëruar se gjatë oreve të pasdites policia do të jepte informacione më të detajuara rreth krimit të rëndë që kja ndodhur sot në Hausen të Kantonit Aargau, deri më tash nuk ka ndonjë njoftim plotësues zyrtar.
I vetmi informacion që e kanë marrë mediet nga burimet policore është se personi i dyshuar për vrasje, një kosovar 54 vjeçar ishte bashkëshort i njërës ndër viktimat, një gruaje 38 vjeçare, shqiptare me emrin Ala B., transmeton albinfo.ch. Ajo ishte banore zyrtare e të njëjtës banesë ku banonte po ashtu zyrtarisht edhe kosovari i arrestuar. Edhe viktima tjetër bëhet e ditur se është në lidhje familjare me dorasin dhe gruan tjetër të vrarë.
Por ende nuk konfirmohet se në çfarë lidhje është dhe po ashtu nuk thuhet asgjë për moshën e saj. Identiteti i saj ende nuk është konfirmuar plotësisht nga policia.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër












